Futboll

Kaos total në Itali, mbi 80 lojtarë pozitivë dhe Bolonja-Inter e anuluar

Situatë kaotike në futbollin italian pas shtimit të theksuar të rasteve me Covid-19, që kanë prekur të gjitha skuadrat. Pas bllokimit të Torinos dhe Udinezes nga autoritetet lokale, edhe Bolonja-Inter nuk do të luhet në Serinë A.

Bolonja është shndërruar në një vatër Covid-i, me tetë lojtarë në izolim, ndaj dhe autoritetet shëndetësore kanë bllokuar çdo aktivitet të skuadrës, kështu që ndeshja me Interin është anuluar.

Foto ilustruese. Tifozet gjate nje ndeshjeje te Bolonjes. Gazeta Si, 5 janar 2022

Në këtë moment Seria A ka mbi 80 futbollistë të bllokuar për shkak se kanë rezultuar pozitivë. Në këtë situatë Liga gjithsesi nuk ka në plan të pezullojë kampionatin dhe nuk ka parashikuar një limit si minimum të numrit të lojtarëve për zhvillimin e ndeshjes.

Në një situatë të vështirë është edhe Napoli, që ka udhëtuar për në Torino për ndeshjen me Juventusin, por Rrahmani, Zielinski dhe Labotka janë ndalur dhe janë detyruar të futen në karantinë. Është kaos total, sepse në këto kushte Napoli nuk ka lojtarët për të përballuar ndeshjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë