Lojëra me Dore

Kaos para “Australian Open”, izolohen 600 persona dhe pezullohen ndeshjet

Alarm pak ditë para startit të “Australian Open”. Rreth 600 persona, mes tyre tenistë dhe punëtorë të angazhuar për këtë turne, kanë përfunduar në izolim. Kjo ka ndodhur, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 një punëtor i “Grand Hyatt Hotel”, një nga hotelet kryesore të përdorur nga lojtarët për karantinën e detyruar.

Organizatorët janë detyruar t’i izolojnë të gjithë personat në hotel deri në momentin që ata të kenë një test negativ. Tamponët do të bëhen nesër dhe për këtë arsye janë pezulluar të gjitha ndeshjet e parashikuara për në “Melbourne Park”, ku ditët e ardhshme do të luhen 6 turne në prag të atij kryesor.

“Australian Open” nis më 8 shkurt, kështu që janë pak ditë në dispozicion për normalizimin e situatës. “Për momentin nuk ka asnjë impakt direkt në lidhje me turneun. Nuk është nevoja të alarmohemi dhe të biem në panik, kemi treguar se dimë t’i adminsitrojmë me sukses situata të tilla”, – ka theksuar guvernatori i shtetit të Viktorias, Daniel Endrjus.

Personi që ka rezultuar pozitiv dhe që ka trazuar situatën është një djalë 26-vjeçar dhe që dyshohet se mund të jetë infektuar nga varianti anglez i Covid-19. Megjithatë, duhet pritur për të mësuar detaje të tjera dhe në formë zyrtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë