Politike

Kaos në Kuvend/ Spiropali mbyll seancën për 20 minuta. Përjashtohet Flamur Noka

Nga Gazeta 'SI'- Tensionet dhe përplasjet në Kuvend kanë vijuar edhe pas rinisjes së seancës plenare. Ndërsa po fliste deputeti socialist Petro Koçi, demokrati Flamur Noka, i ka ndaluar fjalën, duke i hequr mikrofonin.

Pas këtij veprimi Spiropali ka njoftuar përjashtimin nga Kuvendi të Flamur Nokës, si dhe ka mbyllur seancën e sotme plenare.

Që në nisje të seancës Noka hodhi bidona dhe sende të tjera të forta në drejtim të Spiropalit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh para kamerave se kjo protestë nuk bëhet për karriget e tyre.

"Rama ia ka vendosur zjarrin Shqipërisë. Kërkon të uzurpojë karriget e deputetëve të opozitës. Nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Të vërtetës nuk i mbyllet dot goja", tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë