Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë është parandaluar në fshatin Floq, Librazhd, falë reagimit të shpejtë të Policisë.
Një 53-vjeçar, i identifikuar si M. A., është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur pasi kishte kanosur me thikë një bashkëfshatar.

Shtetasi Y. B., 46 vjeç, ndërhyri për të ndaluar M. A. që të drejtonte automjetin në atë gjendje, por u përball me kërcënime nga i dyshuari.
Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan dy thika, njëra prej të cilave u përdor për kanosjen. Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe kanosje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




