Ka ndodhur

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten, në pranga 50-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Në Vlorë, policia arrestoi një 50-vjeçar në Kaninë, i cili mbrëmjen e së martës pasi kanosi dhe qëlloi me armë zjarri bashkëshorten në prani të fëmijëve brenda banesës.

Ai mundi të arratisej pasi u largua me shpejtësi. Por pas disa orësh është bërë i mundur lokalizimi i tij në fshatin Kaninë.

Policia, përveç arrestimit të 50-vjeçarit sekuestroi edhe një kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak që ai i kishte fshehur në një vend me bimësi në afërsi të banesës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë