Gazeta Si – Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dhunë në familje, është ekstraduar nga Franca.
Bëhet me dije se 48-vjeçari, pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij (në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë, në prani të fëmijëve të saj të mitur.
“Shtetasi Xh. K. alias Xh. K. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij (në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë, në prani të fëmijëve të saj të mitur”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.