Ka ndodhur

Kanosi gruan me thikë në sy të fëmijëve, arrestohet 48-vjeçari në Lezhë

Gazeta Si – Një 48-vjeçar në Lezhë është arrestuar, pasi dhunonte gruan vazhdimisht dhe e kërcënoi me thikë në sy të fëmijëve të mitur. I arrestuari me iniciale B.M., nga fshati Tresh, kërcënoi gruan se do ta vriste me thikë.

Pas njoftimit, policia arrestoi menjëherë 48-vjeçarin duke shmangur përshkallëzimin e një ngjarje të mundshme kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Ndërsa bashkëshortes së tij me iniciale L.M., iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë