Ka ndodhur

Kanosën një 44-vjeçar, 3 të arrestuar në Durrës. Sekuestrohen armë, radio policie dhe 3 makina, njëra e blinduar

Gazeta Si – Një sherr për motive të dobëta ka shkaktuar një përplasje mes një 44-vjeçari dhe 3 personave të tjerë në Durrës, të cilët anë rënë në pranga në rrugën “Pavarësia”.

Policia tha se 44-vjeçari ishte kërcënuar me armë pas sherrit me 3 personat. Policia, që u njoftua për ngjarjen, ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar 3 të dyshuarit; M., 40 vjeç, B. R., 30 vjeç dhe B. C., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Por, policia, nga kontrolli në automjetin e blinduar të 40-vjeçarit, gjeti 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë).

Më tej, nga kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi, u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të Policisë së Durrësit.

Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e babait të shtetasit të arrestuar B. R., u gjet 1 pistoletë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë