Ka ndodhur

Kanosën në rrjetet sociale një person, kapen në flagrancë duke marrë 3 mijë euro

Gazeta Si – Tre persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi këta persona kërcënonin një qytetar në rrjetet sociale duke i kërkuar 3 mijë Euro.

Policia siguroi informacione në rrugë operative për këtë rast dhe nisi hetimin me metoda proaktive.

Në bazë të këtyre hetimeve u arrestuan Xh.Gj. 28 vjeçe, S.A. 42 vjeç dhe taksisti H.P. 60 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se Xh.Gj. dhe S. A. kanë kanosur një qytetar në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa taksisti është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me automjetin e tij taksi që të merrte shumën e parave.

Në vijim të veprimeve, janë referuar materialet dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja A. H., 25 vjeçe, bashkëshortja e S. A., e dyshuar e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave prej 3000 eurosh, 2 automjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 6 aparate celulare. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë