Euro2024

Kanë nevojë për qetësi absolute! Kombëtarja ndërron hotel pak para ndeshjes

Kombëtarja shqiptare ka ndryshuar hotelin në Gjermani. Sipas “Panorama Sport” kuqezinjtë kanë lënë hotelin ku u vendosën fillimisht dhe kanë ikur në një hotel tjetër, pak kilometra larg Dortmundit.

Ky vendim është marrë për faktin që skuadra të mos bezdiset nga tifozët e shumtë shqiptarë që kanë shkuar në Gjermani për të ndjekur nga afër ndeshjet e kuqezinjve, duke nisur nga kjo e sotme me Italinë në stadiumin e Dortmundit.

Stafi teknik me sa duket kërkon që grupi i lojtarëve të jetë sa më i qetë dhe sa më i përqendruar te fusha, ndaj dhe ka “blinduar” ambientin përreth hotelit tani që erdhi momenti i ndeshjeve në grup.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë