Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Nga Gazeta ‘Si’- Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e Donald Trump për të arritur paqen.

Sipas mediave të huaja, Merz tha se pa Presidentin e SHBA-së, negociatat nuk do të kishin pasur dinamikën pozitive që patën gjatë bisedimeve në Berlin.

Merz vazhdoi duke thënë se “kemi një shans për një paqe të vërtetë në Ukrainë” dhe përshëndeti përpjekjet më të mëdha diplomatike që nga fillimi i luftës.

“Ne e dimë çmimin e luftës dhe e dimë çmimin e paqes”, tha ai më tej, duke i ‘thurur lavde’ rolit kyç të luajtur nga i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner.

Ai shtoi se shpreson për përparim të mëtejshëm sot gjatë një darke me udhëheqësit evropianë, me lëshimet territoriale që mbeten një çështje kyçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë