Përplasja në Shtëpinë e Bardhë midis presidentit Trump dhe Zelensky ishte një “përshkallëzim i inskenuar”, tha Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.
“Nuk ishte një reagim spontan ndaj ndërhyrjeve të Zelenskit, por padyshim një përshkallëzim i prodhuar në këtë takim në Zyrën Ovale”, tha Merz në një konferencë shtypi në Hamburg.
Merz, i cili po kërkon të formojë një koalicion pasi partia e tij e Bashkimit Kristian Demokrat(SPD) fitoi zgjedhjet e parakohshme muajin e kaluar, tha se Evropa tani ishte nën presion për të vepruar shpejt.
“Tani duhet të tregojmë se jemi në gjendje të veprojmë në mënyrë të pavarur në Evropë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




