Sot, Vjena do të kthehet në një vendi takim politik për liderët e rajonit. Kancelari austriak Sebastian Kurz, po mbledh në një takim të nivelit të lartë liderët e Ballkanit Perëndimor, por kryeministri shqiptar duket se "ka refuzuar" ftesën.
Pjesë e kësaj tryeze politike do të jenë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapic, kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Por nga pala nga pala shqiptare, e pranishme do të jetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Ky do të jetë samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor pas atij të Tiranës me 10 qershor dhe vjen vetëm një javë përpara se unioni të marrë vendimin për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndër-qeveritare. Por, një vendim duket pothuajse i pamundur në kushtet kur Bullgaria ka njoftuar se nuk ka ndryshuar qendrim dhe se do të vendosë veton ndaj anëtarësimit të Shkupit duke bllokuar kështu edhe rrugën e vendit tonë drejt BE-së. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse vendimi i kryeminstrit Rama për të mos marrë pjesë në takimin e Vjenës lidhet me vendimin për negociatat.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” Kurz është shprehur se ky takim vjen si pjesë e strategjisë së Austrisë për mbështetjen e integrimit të rajonit dhe se Bashkimi Europian është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor.
“BE-ja s’është e kompletuar për sa kohë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të konsideroni mbështetjen tonë për reformat e kërkuara për rrugën drejt BE-së, po ashtu edhe për luftën kundër pandemisë. Këtë do ta theksojmë edhe në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.