Bota

Hetimet për korrupsion, Kancelari austriak Kurz jep dorëheqjen

Kancelari austriak Sebastian Kurz dha dorëheqjen pasi po hetohet nën dyshimin për vepra korrupsioni.

Kurz tha në një deklaratë për mediat se ai po propozonte Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg, një diplomat karriere, si pasardhësin e tij.

Kurz planifikon të mbetet udhëheqës i partisë së tij konservatore dhe të marrë përsipër drejtimin e grupit parlamentar.

Kancelari austriak Sebastian Kurz, akuzohet për ndihmë dhe mbështetje të korrupsionit. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Die Presse”, duke deklaruar se në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, janë kontrolluar zyra të ndryshme të Kancelarisë Federale dhe selitë e Partisë Oevp. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të kancelarit janë gjithashtu nën hetim.

Hetuesit po kërkojnë materiale për korrupsionin të pretenduar në publikimin e reklamave dhe sondazheve të opinionit në gazetën “Osterreich” nga ana e partisë me paratë publike.

Zëvendëssekretari i OVP-së, Gaby Schwarz, denoncoi ndërhyrjet e prokurorëve, duke i cilësuar ata një pretekst për të bërë një “show”. Schwarz më tej tha se “akuzat ishin fabrikuar rreth ngjarjeve që datonin pesë vjet më parë”.

“E gjithë kjo ndodh gjithmonë me të njëjtin qëllim dhe sistem: të dëmtojë rëndë ‘Volkspartei’ dhe Sebastian Kurz”, thuhet në shënim.

Kurz filloi mandatin e tij të dytë si kancelar, duke udhëhequr një koalicion me partinë e Gjelbër në janar 2020. Tani, partitë opozitare në qeverinë austriake, përkatësisht SPOe (Social- Demokratët) dhe FPOe (Partia e Lirisë), po kërkojnë dorëheqjen e tij.

Bastisjet u kryen në Vjenë në Kancelarinë dhe në selinë e Oevp. Interesi i hetuesve ishte drejtuar kryesisht në dokumente dhe materiale kompjuterike të “bashkëpunëtorëve të ngushtë” të Kurz.

Sipas “Die Presse”, hetimi do të kishte të bënte edhe me ish-ministren Sophie Karmasin dhe redaktorët e “Oesterreich”, Helmuth dhe Wolfgang Fellner.

.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë