Nga Gazeta ‘Si‘- Kanadaja i është përgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump me të njëjtën monedhë.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi sot një taksë prej 25% për importet amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë, që hyn në fuqi menjëherë.
Tarifat për 125 miliardë dollarë të tjerë në mallra amerikane do të hyjnë në fuqi brenda 21 ditësh, shtoi ai.
Presidentja e Meksikës tha se tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së do të njoftohen të dielën.
Në mesnatë, tarifat 25% për dy fqinjët e SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, hynë në fuqi. Presidenti Trump vendosi gjithashtu një tarifë shtesë prej 10% për importet kineze, duke dyfishuar taksën prej 10% që ai kishte vendosur ndaj Pekinit në fillim të shkurtit.
Ekonomistët kanë paralajmëruar se lëvizjet agresive të presidentit Trump mund të shkaktojnë pasoja negative globalisht, duke përfshirë nxitjen e inflacionit që mund të dëmtojë konsumatorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



