Ka ndodhur

Kanabis në tokën e tyre, kapen dy vëllezërit në Mallakastër

Gazeta Si – Dy vëllezër janë arrestuar në Mallakastër, pasi në pronën e tyre u gjetën të kultivuara bimë narkotike.

Me finalizimin e operacionit policor, u arrestuan R.H. dhe SH.H., ky i fundit u kap në tentativë për të kaluar kufirin.

Të arrestuarit që u kap në tentativë për të kaluar kufirin, iu gjetën bimë narkotike të kultivuara në tokën e tij, ndërsa në banesë iu gjet 2.8 kg kanabis në proces tharjeje.

Shtetasi tjetër, R.H. 51 vjeç u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke ujitur bimët narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë