Gazeta Si – Kultivimi i kanabisit në ambientet e hapura në tokat e fshatit, është kthyer në një biznes për dy familje në veri të Shqipërisë.
Babë e bir janë arrestuar këtë të mërkurë pas finalizimit të operacionit “Placi” në Tropojë, pasi kishin kultivuar bimë narkotike cannabis.
Arrestimi erdhi pas një hetimi 1-mujor dhe pas informacioneve të marra se këta shtetas kultivonin bimë narkotike në hapësirat e fshatit.
Policia thotë se u arrestuan N.N., 53 vjeç dhe A.N., 19 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Palç.
Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lirë kryetari i fshatit, S.P., 33 vjeç dhe inspektori i pyjeve, Gj.P., 65 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrë” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Në të njëjtën situatë, janë arrestuar babë e bir edhe në Mirditë, pasi akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike, kanabis në vendin e quajtur “Përroi i Seftes”, në ambient të hapur.
Policia e Mirditës ka asgjësuar me anë të djegies bimët e dyshuara kanabis, që ishin kultivuar nga dy të arrestuarit.
Autorët që ranë në pranga janë shtetasit B.Ll., 49 vjeç dhe A. Ll., 20 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Blinisht, Mirditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




