Ka ndodhur

Kanabis dhe kokainë në lokal, arrestohet qiramarrësi dhe kamerieri në Krujë

Gazeta Si - Dy persona janë arrestuar në Krujë gjatë aksionit të koduar “Përshtatja”, pasi në një lokal konsumohej lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Policia thotë se 24-vjeçari me iniciale F.SH., tashmë i arrestuar, kishte marrë me qira një lokal dhe e kishte përshtatur për përdorim të lëndëve narkotike.

Në pranga përfundoi edhe kamerierin e lokalit, A.B. 35 vjeç. Ndërsa një klient, D.S., 23 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike, u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga 24-vjeçari, u gjetën dhe u sekuestruan 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani me mbetje të kokainës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasve F. Sh. dhe A. B., ndërsa në ngarkim të shtetasit D. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë