Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Korçë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Mësohet se shtetasit D.L., 24 vjeç, K.Z., 20 vjeç, banues në Gjonomadh dhe L.Q., 38 vjeç, banues në Korçë, kultivonin kanabis në banesat të tyre, ku gjatë kontrollit të policisë i është sekuestruar 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje.
Njëri prej tyre dyshohet se kishte kultivuar edhe fidanë kanabisi, në afërsi të banesës, ndërsa tjetri posedonte 2 armët e gjahut dhe 2 tytat e çifteve.
Lënda narkotike dhe armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa fidanët narkotikë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



