Gazeta Si – Maks Vershtapen festoi pas garës së Suzukës titullin e dytë kampion bote. Japonia ishte me fat për pilotin holandez, që në kushte piste ekstreme mori maksimumin dhe, duke përfituar edhe nga penaliteti i Leklerk, u shpall kampion 4 gara para fundit.
Buzëqeshje dhe kënaqësi për kampionin e Red Bull-it: “Jam shumë i gëzuar për këtë rezultat. Të fitosh Botërorin është e pabesueshme dhe jam vërtet shumë i kënaqur që e kam arritur këtu.

Jam shumë i kënaqur që u zhvillua gara, edhe pse binte shumë shi dhe ishte e vështirë për të garuar. Për fat të mirë bëmë shumë xhiro dhe makina fluturonte”, – ka theksuar Maks Vershtapen pas fitimit të titullit të dytë në karrierë.
Më tej holandezi shtoi: “Është çmenduri, kur shoh prapa mendoj se kemi bërë diçka të pabesueshme. Vitin e kaluar luftuam deri në minutën e fundit dhe nuk mendoja se këtë vit do ta fitoja përsëri. Makina ka qenë e shpejtë, kemi punuar shumë me Hondën dhe jemi përmirësuar në mënyrë konstante.
Me të gjithë skuadrën jam krenar që kemi fituar titullin. Titulli i parë është emocionues, por i dyti është sigurisht i bukur për mënyrën me të cilën kemi arritur ta fitojmë.
Simply unbeatable. 💪
— Formula 1 (@F1) October 9, 2022
From a breathless duel for the 2021 title, to his all-conquering form of 2022, there's no stopping @Max33Verstappen #F1
Jemi në krye të klasifikimit të konstruktorëve dhe duam ta fitojmë edhe këtë titull. Nuk janë kampionate që ndodhin shpesh”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




