Motosport

Vershtapen: Në Budapest do jemi edhe më të shpejtë!

Gazeta Si – Kampioni i botës në fuqi ka folur para garës së Hungarisë, duke konfirmuar përpjekjet për përmirësimin e makinës së tij Red Bull.

“Do të kemi disa ndryshime këtë fundjavë, shpresojmë që të bëjnë atë që presim të ndodhë, në mënyrë që të kemi paraqitje edhe më të mira gjatë garave të ardhshme”, – ka theksuar Vershtapen, lideri i Botërorit të F.1, në prag të Çmimit të Madh të Hungarisë.

Maks Vershtapen feston një fitore. Gazeta Si, 20 korrik 2023

“Është një garë gjithmonë interesante, vitin e kaluar ishte e vështirë të bëje zgjedhjet e duhura në kohën me shi dhe temperatura të ulëta. Si skuadër ishim të qetë dhe morëm vendimet më korrekte. Të shohim në çfarë pike jemi në një pistë me kthesa të shpejtësisë realtivisht të ulët. Është një pistë fantastike dhe shumë teknike. Mezi pres të kthehem aty”, – ka shtuar holandezi.

Për garën e radhës ka folur edhe shoku i skuadrës, Serxhio Perez: “Objektivi im është që jetë një e shtunë suksesi, sepse e di se do të jetë hapi i garës të së dielës. Hungaria është një garë e rëndësishme për mua, duhet një fundjavë e kompletuar.

E di që nuk ia kam dalë të kualifikohem disa herë këtë sezon, kështu që dua një të shtunë pozitive. Kam një makinë shumë të mirë, që duhet të jetë në pod çdo fundjavë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë