Motosport

Kampioni Maks Vershtapen fiton betejën e Majemit, lë pas Leklerk dhe Sainz

Gazeta Si – Maks Vershtapen triumfon sërish. Kampioni i botës ka fituar edhe garën e Majemit, ku ka dalë para dy makinave Ferrari të Leklerk dhe Sainz. Në vend të katërt ka dalë Perez, para dy Mercedesëve të Rasëll dhe Hemilton.

Për Maks Vershtapen, fitorja në Florida ishte e treta në këtë Botëror. Ai është fitues i edicionit të parë të Çmimit të Madh të Majemit. Holandezi ia ka dalë të fitojë një betejë epike me rivalin e tij, francezin Sharl Leklerk.

Piloti i Red Bull-it ka përfituar nga konsumimi i gomave të makinës së Leklerk për të marrë komandën e garës në xhiron e 9-të dhe më pas ia doli të rezistonte edhe pas sulmit final të pilotit të Ferrarit edhe pas futjes në pistë të “Safety Car”.

Vendi i tretë për Sainz, i cili u kalua nga Vershtapen që në nisjen e garës. Ai arriti ta ruante vendin në pod pas sulmeve të Perez. Mercedesi në këtë garë u rendit në vendin e 5-të me Xhorxh rasëll dhe të 6-in me Ljuis Hemilton. Pas tij doli Valteri Botas me Alfa Romeo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë