Futboll

Kampioni i botës sulmon kreun e UEFA-s: Po vdesin 500 njerëz në ditë, ai mendon për futboll

Marco Tardelli, kampion bote me Italinë në vitin 1982 dhe kandidat për të udhëhequr Sindikatën e Futbollistëve në të ardhmen, ka folur në një intervistë për “La Repubblica” për situatën aktuale. Italiani është kundër rinisjes së futbollit, duke hedhur akuza të forta ndaj Aleksander Ceferin, kreut të UEFA-s.

“Nëse nuk ekziston siguria maksimale dhe totale, nuk duhet të ndodhë kthimi në fushë. Futbolli është sport kontakti dhe eliminimi i rreziqeve është i pamundur. Nuk as nuk e dimë nëse ata që kanë pasur virus do të jenë plotësisht të shëndetshëm’’.

‘’Më vjen habi se si Ceferin, dëshiron që kompeticionet evropiane të mbaronin deri në shtator. Si mund të mbahet një fjalim i tillë kur po vdesin nga 500 njerëz në ditë. E kuptoj se kontratat duhen respektuar, por nuk duhet të rrezikojmë, derisa të rikthehet siguria totale’’.

“Të gjithë kanë frikë. Dhe do të jetë kështu për një kohë të gjatë, për sa kohë që ka shumë të vdekur. Shoh që të gjithë në Evropë veprojnë sipas dëshirës, në Belgjikë e mbyllën kampionatin, në Gjermani po stërviten, është e rëndësishme që të kemi dakordësi sportive “


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë