Kombetarja

Kampioni Florian Marku përkrah kuqezinjtë para ndeshjes me Anglinë: Me fitore, forca

Pak orë para ndeshjes së kombëtares shqiptare me Anglinë, boksieri shqiptar Florian Marku u ka shprehur përkrahjen e tij lojtarëve të kombëtares me një postim në rrjetet sociale.

Në foton e postuar, Marku është rrethuar me djemtë e kombëtares të veshur kuq e zi dhe shkruan

“Ne perkrahje te Kombetares sot ne Londer Suksese cuna dhe me fitore, forca”.

Angli-Shqipëri do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:45, në Stadiumin “Uembli”, e vlefshme për Grupin I të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë