Futboll

Kampionët e Botës eleminojnë kuqezinjtë nga Euro U17

Shqipëria pëson humbjen e dytë në grupin A dhe mbyll aventurën në Euro U17. Ndeshja e 3 ndaj Francës ēshtë një formalitet që luhet për kalendarin. Gjithçka pas sfidës ndaj Gjermanisë që shënoi 3 herë në “Elbasan Arena”. Panzer’at morën 3 pikët e para dhe presin me interes sfidën Francë-Portugali. Pikërisht ndaj luzitanëve, ata do të mbyllin ndeshjet në grupin A. Pjesa e parë në “Elbasan Arena” u mbyll 0-2 pas golave të Mensah (7′) dhe Staff (20′). Pas pushimit, gjermanët e vegjël shënuan edhe dy herë të tjera me Mike (65′) dhe Oteng-Mensah (85′). Në përfundim të 180′, Gjermania ka 3 pikë dhe golevarazh +1. Ndërsa Shqipëria, ende asnjë pikë dhe golevarazh -8.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë