Futboll

Kampionatet, UEFA pritet të ndryshojë rregullat

Alarmi i Coronavirus vazhdon të jetë shumë shqetësues ndërsa shton pesimizmin edhe në UEFA në lidhje me rifillimin e kampionateve brenda afatit të vendosur javën e shkuar. Pikërisht për këtë arsye, të martën pritet një tjetër mbledhje për të studiuar një plan të ri në lidhje me kalendarin.

Pasi shtyu për vitin e ardhshëm Euro 2020, UEFA mund të vendosë të ulë numrin e ndeshjeve të Kupave si dhe të anulojë dritaren e qershorit për sfidat e kombëtareve. Një lëvizje e detyruar, për t’i dhënë përparësi mbylljes së kampionateve deri më 30 qershor.

Tani për tani këto mbeten thjesht thashetheme, por përshtypja është se UEFA në këtë moment nuk ka shumë alternativa. Me ndalimin e kampionateve, emergjencat në zhvillim e sipër dhe shumë pasiguri në lidhje me rikuperimin, gjithçka duket e pamundur. Po bëhet gjithçka për të mbyllur sezonin 2019/2020 duke kufizuar dëmin dhe duke u përpjekur të mos ndikojë në sezonin tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë