Gazeta Si – Mbrojtësi i Napolit, Kim Min-jae, do të nisë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në qershor në Korenë e Jugut. Ai do të qëndrojë në vendin e tij për tri javë, për të kryer një trajnim bazë ushtrie.
Kim do të kthehet në muajin korrik, sepse për të shërbimi ushtarak është i shkurtuar. Lojtari i Napolit ka një leje të veçantë, për shkak të meritave sportive pas fitimit të Lojërave Aziatike në vitin 2018.

Falë këtij suksesi, ashtu si shoku i tij në ekipin kombëtare, Son i Totenhemit, ia ka dalë të sigurojë një ulje të konsiderueshme, pasi shërbimi i plotë parashikon 21 muaj në ushtri.
Kim Min-jae duhet gjithsesi ta kryejë periudhën 3-javore të ushtrisë, sepse në Korejë e Jugut askush nuk mund të përjashtohet prej saj. Koreani është një nga pikat më të forta të Napolit, që këtë fundjavë pritet të kurorëzohet kampion i Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




