Gazeta Si – Nuk kishte asnjë dyshim. Çmimi “Coach Of The Season” (trajneri i sezonit) për Serinë A 2022/2023 i është dhënë trajnerit të Napolit, Luçiano Spaleti. Dërëzimi i trofeut simbolik do të bëhet para ndeshjes Napoli-Sampdoria, në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit.
Ky çmim është dhënë nga një juri e përbërë nga drejtues të mediave kryesore sportive, të cilët kanë vlerësuar trajnerët në bazë të kritereve tekniko-sportive dhe kualitetit të lojës që kanë shprehur skuadrat e tyre, si dhe për sjelljen dhe fair play-in gjatë ndeshjeve. Për kalkulimin përfundimtar janë marrë në konsideratë të gjitha javët e Serisë A.

“Sezoni i Luçiano Spaletit në krye të Napolit ishte thjesht i jashtëzakonshëm, – ka deklaruar Luixhi De Siervo, administrator i deleguar i Ligës. – Fitimi i titullit të 3-të në historinë e Napolit, 33 vjet pas të dytit me firmën e Maradonës, është rezultat i impenjimit të madh të klubit dhe punës së një trajneri të përgatitur dhe karizmatik.
Spaleti ka qenë i aftë të ingranojë në mënyrën më të mirë lojtarët e ardhur në skuadër dhe të rritë vlerat e lojtarëve që kishte më parë. Napoli i tij u impnua në kampionat që në javët e para me rezultate dhe me një lojë spektakolare. Një skuadër që luan një futboll ndër më të vlerësuarit në planin ndërkombëtar”.
Spaleti, pavarësisht suksesit, do të largohet nga stoli i Napolit me mbylljen e kampionatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




