Futboll

Kampion Gjermanie pa asnjë humbje, Bajer Leverkusen bën ëndrrën realitet

Gazeta Si – Ëndrra e Bajer Leverkusen është bërë më në fund realitet. Skuadra e trajnerit Ksabi Alonso dhe Granit Xhakës është shpallur kampione e Gjermanisë për herë të parë në histori.

Titulli ishte formalitet për ‘Aspirinat’, të gjithë e kishin pranuar verdiktin. Pas fitores 5-0 kundër Verder Bremenit, Bajer Leverkusen është certifikuar kampion 5 javë para fundit të kampionatit në Bundesligë.

Golat e fitores për Bajer Leverkusen u shënuan nga Bonifejs, Xhaka dhe Virtz (tripletë). Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm për këtë skuadër, që barazon ecurinë e ndeshjeve pa humbje të Juventusit të Antonio Kontes (43).

‘Meisterschale 2023/24’ është i ‘Aspirinave’ dhe tifozët ende pa vërshëllyer arbitri për fundin e ndeshjes kanë pushtuar fushën. Festë e ligjshme dhe plotësisht merituar. Bajer Leverkusen ka qenë disa herë afër titullit, por nuk ka mundur ta fitojë atë. Tani gjithçka është realitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë