Ka ndodhur

Kamioni përplaset me ‘Benz’-in, 2 të lënduar në aksin Korçë-Pogradec

Gazeta Si – Një aksident është shënuar orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Policia bën me dije se një kamion është përplasur me një makinë tip “Benz”, e për pasojë janë dëmtuar dy persona, të cilët ndodhen në spitalin rajonal dhe janë jashtë rrezikut për jetën

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, ku automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.T., 52 vjeç dhe E.T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thotë policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë