Gazeta Si – Një mbikalim i këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë është shembur mëngjesin e kësaj të enjteje për shkak të përplasjes së një kamioni me të, por edhe nga amortizimi i strukturës metalike që ngrihej mbi autostradën në Sukth.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe kamioni është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një person, pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur edhe mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera. Gjatë gjithë natës është punuar për të kthyer qarkullimin në kahun e lëvizjes Durrës -Tiranë, duke zhvendosur strukturën e rënë mbi rrugë.
Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.
Aktualisht, qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




