Ka ndodhur

Kamioni përplas këmbësoren në Milot, 50-vjeçarja transportohet drejt Traumës

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Milot-Rrëshen ku drejtuesi i kamionit, S.L., 39 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, D.C.,  rreth 50 vjeçe.

Ajo ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë. Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë