Ka ndodhur

Kamionçina aksidenton të miturin në Elbasan

Një fëmijë rreth 12 vjeç është aksidentuar mëngjesin e të shtunës nga një kamionçinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Kthesa e Krastës në Elbasan.

I mituri është transportuar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Pas aksidentit, në rrugë kanë mbetur njolla gjaku, një kapele e bardhë dhe një shapkë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë