Ka ndodhur

Kamion me mallra kontrabandë në Kapshticë, arrestohet doganieri dhe shoferi

Gazeta Si – Një pranga një doganier dhe një shofer kamioni, janë arrestuar në doganën e Kapshticës në Korçë, pasi kishte informacione se nga këta dy persona, do të kalohej mall kontrabandë nga kjo pikë kufitare.

Sipas burimeve, bëhet me dije se doganieri Mario Taraj, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Murataj i cili ishte drejtuesi i mjetit, kanë kaluar një kamion me rreth 3 ton djathë kontrabandë. Arrestimi i tyre u bë gjatë natës, ndërsa dyshohet se ka dhe policë të tjerë të përfshirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë