Ka ndodhur

Kamëz / U përplas aksidentalisht nga i afërmi, ndërron jetë 2-vjeçari

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz ku një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë. 2 vjeçari është përplasur aksidentalisht nga një i afërm i tij.

“Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë