Ka ndodhur

Kamëz, sherr me thika mes kushërinjve në dasëm për një borxh prej 500 eurosh

Gazeta Si – Një sherr për një borxh të pakthyer prej 500 eurosh, ka qenë shkaku i një konflikti me thika mes dy kushërinjve në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje gjatë një dasme, ku zanafilla ishte për një borxh të pakthyer që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes, Fatjon Luca.

Ky i fundit, ka pranuar para grupit hetimor se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit, nuk i kishte marrë pas.

Sipas tij, ia kishte kërkuar disa herë, por i plagosuri nuk ia ka dhënë paratë. Konflikti i të dielës nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasmë.

Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin.

Pas incidentit, janë përfshirë edhe persona të tjerë familjarë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, çfarë ka sjellë dëmtimin e tyre.

Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë të gjithë personat e tjerë të përfshirë.

Sips policisë, gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë