Ka ndodhur

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Nga Gazeta ‘Si’- Në Kamëz, nga 89 kuti votimi në shkollën “Hillary Klinton”, do të numërohen 88 të tilla, pasi një e tillë është klasifikuar e parregullt.

Edhe pse ishte vulosur sipas procedurave dhe ishte bërë procesverbali, kutia është klasifikuar si e pavlefshme pasi disa fletë ishin jashtë kutisë.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur, në momentin e mbylljes së kutisë apo gjatë transportit, por fakt është se kjo kuti nuk do të numërohet, edhe pse qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë