Gazeta Si – Pesë njësi shërbimi janë përfshirë nga zjarri në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:45 të së hënës në rrugën “Skënderbej”, ku zjarri fillimisht ra në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fast food, dhe me materiale plastike.
Zjarrfikësit e Kamzës pas mbi një orë luftë me flakët, e vendosën nën kontroll dhe më pas e shuan plotësisht zjarrin i cili la pas dëme të shumta materiale.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit, teksa po bëhet edhe bilanci i dëmeve të subjekteve tregtare që operonin në këtë zonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




