Gazeta Si – Një 40-vjeçar, i identifikuar si Agron Mici është arrestuar në Kamëz, pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte me armë zjarri.
Forcat “Shqiponja” ndërhynë për të arrestuar 40 vjeçarin pas njoftimit se ai kishte dhunuar gruan e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.