Ka ndodhur

Kamëz, 27-vjeçarja bie nga pallati dhe humb jetën në spital

Gazeta Si – Një 27-vjeçare ka humbur tragjikisht jetën në Kamëz, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati 4-katësh. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teuta” rreth orës 23:00 të shtunën në mbrëmje.

Mësohet se e reja me iniciale S.A., banonte me qira në pallat. Ajo mori dëmtime të rënda dhe u dërgua në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia po heton për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë