Politike

“Kam video e mesazhe erotike”/ Berisha, Denajt: Të pëlqejnë fjalët e Ramës, por unë jam soj tjetër

Kërkesa per përjashtimin e Sali Berishës në emër të 27 deputetëve socialistë ka shkaktuar menjëherë reagimin kontestues të opozitës. Deputete si Bakiu dhe Kryemadhi kontestuan kërkesën e mbajtur nga ana e Anila Denajt, duke deklaruar se Aleanca e Grave nuk ishte mbledhur

Por Berisha reagoi menjëherë duke u shprehur se skandali McGonigal nuk mund të zbehë këtë seancë.

“Me asgjë, me asnjë akt, me asnjë banalitet nuk mund të sfumoni skandalin e tmerrshëm në të cilin jeni përfshirë. Këtu në parlament endet hija e McGonigal, i cili bashkëpunoi jo vetëm me Edi Ramën, por edhe me disa nga këta ministra e ministre.  I cili mori përsipër si vrasës me pagesë të sulmojë opozitën, të shkatërrojë opozitën, i cili mori përsipër shumë e shumë veprime për të cilat kryetari juaj, një pjesë e juaj e mirë jeni dhe do të jeni në gjykim, në Shqipëri dhe SHBA”, deklaroi Berisha. Më pas ai u drejtua Denajt se “për sa i përket zonjës! Zonjë do të ju them një gjë unë ty; ty të duket të pëlqejnë ato që thotë Rama, por unë ato nuk i them kurrë, unë jam soj tjetër, edukatë tjetër, kështu që nuk kam si ta kuptoj unë reagimin tënd, përveç një dëshire që të dëgjosh nga goja ime ato që thotë kryetari yt edhe në këtë sallë parlamenti. Por ato nuk do ti plotësoj ndonjëherë”.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se Berisha ka bërë tre ditë më parë insinuata të paqena dhe duhet të dënohet.

Por seanca pati përplasje, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolli u detyrua që ta ndërpriste seancën. Berisha ka reaguar me anë të Facebook, duke deklaruar se “nuk mund ti nxjerrë videot erotike që ka, sepse nuk është si Edi Rama”.

Por kryeparlamentarja Nikolla, pas rifilimit të seancës, ia dha fjalën për procedurë Berishes. ““Kam mesazhe e video erotike por nuk do ti publikoj. Videot erotike dhe mesazhet do ti dërgoj në organet hetimore, por nuk do ti publikoj.  Po pse këtë erotizmat e McGonigal, doni tja kaloni këtë. Jo nuk e kaloni dot atë. Po ai zotëria atje (per Ballen) ai është flagrancë. Edhe ajo Moldavja ka një nënë”, deklaroi Berisha.

Më tej ai tha se “Pse çfarë mendon ti, se do të them unë fjalët që thotë kryetari jot, mos e prit atë ndonjëherë. Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama që ndal gratë sa herë shkon në fushatë elektorale. Nuk e bëj unë atë.  Nuk jam unë, ai që e di se ç’heqin ministret në mbledhjet e qeverisë me fjalorin prej rrugaçi që përdor dhe fjalorin. Kurrë mos i kërko tek unë.  Jam i detyruar të respektoj, pavarësisht se e dua apo nuk e dua, unë nuk mund të fyej publikisht një grua. Nuk dëgjova asnjë, përmenda emra unë aty. Asnjë emër. Po pse u djeg kjo gjë. Çfarë ndodh me këtë. Pse me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Nuk mbulohet me këto. Është e turpshme.

Jeni jashtëzakonisht të keqorientuara”.

Kërkesa përjashtimin u propozua nga ish ministrja Anila Denaj e cila tha se Sali Berisha duhet të kërkojë falje për diskriminimet gjinore. “Sali Berisha jo vetëm nuk shmang asnjë diskriminimin për shkak të gjinisë. Ne kemi bindjen se deputeti Sali Berisha nuk duhet lejuar të marrë pjesë në seancë nëse nuk kërkon falje publike subjekteve”, deklaroi ajo. Ndërsa deputetja Blerina Gjylameti i kërkoj që të bënte publike videot nëse i ka mos të bënte shantazhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë