Gazeta Si – Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar në SPAK drejtorin e Kadastrës së Fierit Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.
Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.
Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i Kadastrës Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.
Më herët Arben Voja ka mbajtur edhe detyrën e Drejtuesit të Agjencisë së Mjedisit në Fier, ndërsa nuk kanë munguar denoncimet për të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.