Ka ndodhur

Kallashnikov dhe drogë në tabakino, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

Gazeta Si – Një 32-vjeçar është arrestuar në Krujë, psi akuzohet se shiste në tabakinon e tij, kokainë, kanabis dhe cigare të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit në tabakino, në posedim nga 32-vjeçari, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

Operacioni policor i koduar “Tabachino”, u finalizua nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë