Politike

Kallas vlerësime për Shqipërinë: Dritarja është hapur

Nga Gazeta ‘Si’- Bashkimi Europian publikoi sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes tyre Shqipërisë, duke vlerësuar progresin që ato po bëjnë në rrugën për t’u bërë anëtarë të unionit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, deklaroi se Shqipëria po përjeton një “momentum të paprecedent” në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

“Nuk do të ketë një rrugë të shkurtër pasi procesi i anëtarësimit është proces që bazohet në merita. Është një mundësi mjaft realiste të kemi disa vende të anëtare të reja brenda vitit 2030, Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina. Më pas duhet të punojmë me vendet e tjera, Kosovën, Turqinë… Shqipëria ka një përparim të paprecedentë.

Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të jetë një garanci e fortë sigurie, por ndërkaq pavarësisht se është një vend në luftë duhen reforma të thella. Zgjedhjet e mëparshme në Moldavi treguan një rritje po të fortë të dëshirës së qytetarëve të këtij vendi për anëtarësim. Është ngadalësuar procesi i zgjerimit në Kosovë dhe Serbi për shkak të konflikteve mes tyre”, tha Kallas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë