Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka reaguar për samitin në Kinë, ku u mblodhën Presidenti kinez, ai i Rusisë, Iranit dhe i Koresë së Veriut, duke i konsideruar si “autokratë të Pekinit”.
Kallas thotë se lufta e Rusisë në Ukrainë ka mbështetjen kineze.
“Teksa udhëheqësit perëndimorë mblidhen për diplomaci, një aleancë autokratike kërkon një rrugë të shpejtë drejt një rendi të ri botëror. Duke parë Presidentin Xi Jinping sot në Pekin së bashku me udhëheqësit e Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, ky nuk është vetëm një qëndrim anti-perëndimor, është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, thotë Kallas, duke shtuar se lufta e Rusisë në Ukrainë ka mbështetjen kineze.
“Këto janë realitete që Evropa duhet t’i adresojë”, tha Kallas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



