Euro 2020

Kalkulimet e të tretave më të mira, si funksionon dhe kush rrezikon më shumë!

Është koha për të bërë kalkulime në Euro 2020. Katër skuadra të vendeve të treta në grup mund të kualifikohen për më tej, kuptohet ato më të mirat. Por si funksionon dhe kush rrezikon më shumë?

Në Euro 2020 kualifikohen për në 1/8-at dy vendet e para të çdo grupi (12 skuadra) plus 4 të tretat më të mira në 6 grupe, çka do të thotë se vetëm 2 nga vendet e treta do të eliminohen. Është një formulë, që italianëve u kujton “USA ’94”, ku Italia e Sakit kaloi grupin si e treta më e mirë dhe shkoi deri në finale. Një formulë që propozon kryqëzime mjaft interesante. Belgjika dhe Holanda veçanërisht (vendet e para të grupeve B dhe C) rrezikojnë të gjejnë përballë një mes Spanjës, Francës, Gjermanisë dhe Portugalisë.

Kroacia, një nga skuadra që rrezikon eliminimin. Gazeta Si, 20 qershor 2021

Në rast se dy skuadra e mbyllin grupin me pikë të barabarta, merren së pari në konsideratë pikët në ndeshjet direkt, diferenca e golave në ndeshjet direkt dhe pastaj golat e shënuar në ndeshjet direkt. Vetëm nëse pas këtyre rregullave ka sërish barazi, shihet diferenca totale e golave në të gjitha ndeshjet, pastaj golat e shënuar dhe numri i fitoreve.

Tani vjen më e bukura. Si kuptohet kush janë 4 të tretat më të mira? Së pari shihen pikët e grumbulluara, pastaj diferenca e golave në rast barazie, pastaj golat e shënuar dhe numri i fitoreve. Vetëm në rast se edhe këtu ka barazi (shumë e vështirë të ndodhë), shihen pikët disiplinore (pozicionohet më mirë kush ka më pak kartonë) dhe renditja në kualifikuese.

Për momentin, klasifikimi i të tretave ëhstë ky: Portugalia 3 pikë (+1 golaverazhi), Finlanda dhe Austria 3 pikë (0), Spanja 2 pikë (0), Kroacia 1 pikë (-1) dhe Zvicra 1 pikë (-3). Ndeshjet e fundit në grup do të ndryshojnë gjithçka detyrimisht, me një avantazh për ata që lujanë të fundit. Franca, Gjermania dhe Portugalia të mërkurën do të zbresin në fushë, duke e ditur saktësisht për sa pikë dhe sa gola kanë nevojë për t’u kualifikuar. Të tjerat nuk e kanë këtë luks.

Kush rrezikon? Anglia është thuajse e sigurt që kalon: për t’u eliminuar duhet të humbë thellë me Çekinë, Skocia të mundë Kroacinë dhe të shohë pastaj 4 të treta më të mira se ajo. Për t’u kualifikuar 100%, anglezët duhet të marrin pikë me çekët. Shumë më të komplikuara llogaritë e Spanjës, me 2 pikë në 2 ndeshje. Luis Enrike duhet të mundë Sllovakinë, me një humbje do të ishte thuajse i sigurt jashtë, ndsërsa me barazim do të priste rezultatet e të tjerëve.

Nga ndeshja Spanjë-Polonia, 1-1. Gazeta Si, 20 qershor 2021

Në Grupin F është situata më komplekse. Franca është në pozicion të mirë: për t’u aliminuar duhet të humbë me Portugalinë dhe të penalizohet nga rezultatet e fushave të tjera. Gjermania është e qetë, mjafton një barazim me Hungarinë. Portugalia duhet të marrë një pikë ndaj Francës për t’u kualifikuar, nëse humb, nuk ka të sigurt asgjë.
Me këtë format, katër vendet e treta më të mira nuk kanë një vend të përcaktuar qartë në skemë që vazhdon pas grupeve. Ato nuk mund të ndeshen sigurisht me kundërshtarë të grupit ku bënin pjesë, pastaj janë një sërë rregullash për t’u ndjekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë