Ka ndodhur

Kakavijë, radhë kilometrike automjetesh për të hyrë në Shqipëri

Gazeta Si – Pika e kalimit kufitar në Kakavijë shtë bllokuar mëngjesin e kësaj të shtune, ku radhët kilometrike të automjeteve shkojnë në një distancë prej 4 km.

Në pjesën greke radhët e mjeteve për të hyrë në Shqipëri janë pikasur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa vijnë e shtohen.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se kjo situatë është krijuar si pasojë e mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke.

Mësohet e pala greke punon vetëm me 2 sportele në dalje dhe 2 sportele në hyrje. Ndërsa ajo shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje.Fluksi i madh i mjeteve është shënuar në fundjavë dhe korrespondon me pikun e sezonit të pushimeve.

Qytetarët po presin në temperatura të nxehta që të kalojnë për në tokën shqiptare, ndaj dhe punonjësit e doganës së Kakavijës, për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve që qëndrojnë në makinë, u kanë shpërndarë ujë të ftohtë.

Edhe në pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit në Han të Hotit ka fluks të kalimit të pasagjerëve në hyrje dhe dalje. Ndërsa në Kapshticë po punohet me 4 sportele në hyjë dhe 4 sportele në dalje.

Për datën 12 gusht në Shqipëri kanë hyrë 6203 qytetarë dhe kanë dalë 3423. Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 4992 dhe kanë dalë 3288 shqiptarë dhe të huaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë