Gazeta Si – Bizhuteri të shtrenjta, orë dore Rolex dhe para cash janë sekuestruar në doganën e Kakavijës në posedim të shtetasve nga Gjerogjia.
olicia thotë se këto orendi, që dyshohet se janë të vjedhura, u gjetën të fshehura në kroskotin e një makine me të cilën udhëtonin U.E., 32 vjeç dhe O.G., 36 vjeç, të cilët u arrestuan.
Sendet e sekuestruara nga policia janë 50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 Euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




