Ka ndodhur

Kakavijë, 51-vjeçari kapet me rreth 20 mijë euro dhe 1.8 mln lekë të padeklaruara

Gazeta Si – Një 51-vjeçar me inicialet F.S., është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi u kap në tentativë për të dalë nga pika kufitare e Kakavijës me 20.530 euro dhe 1.800.000 lekë të padeklaruara.

Policia e Gjirokastrës i referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’, për 51-vjeçarin.

Policia ka sekuestruar shumën e parave në cilësinë e provës materiale, ndërsa po hetohet nga ana e prokurorisë së rrethit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë