Ka ndodhur

Kakavijë, 41-vjeçari kapet me 160 mijë euro të padeklaruara

Gazeta Si – Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pikën Kufitare të Kakavijës, pasi në tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me një shumë të konsiderueshme parash, të cilat nuk i kishte të deklaruara.

Me vete 41-vjeçar banues në Greqi, kishte 160 mijë euro, të cilat më pas u sekuestruan. Policia njofton, se 41-vjeçari ishte shpallur më parë në kërkim për vjedhje, për këtë vepër penale Gjykata e Tiranës i kishte caktuar 1 muaj burgim.

Gjithashtu, si rezultat i verfikimeve të kryera ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga ana e DVP Tiranë, u bë ndalimi i tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë